Miratimi i Traktatit të Lisbonës nga Irlanda është një nga hapat më të rëndësishëm për kthimin e Bashkimit Evropian në një supershtet.
Marrëveshja për reforma e bën bllokun 27 anëtarësh në një institucion më demokratik, më me peshë në arenën ndërkombëtare por ajo që është më thelbësorja përshpejton proceset vendimmarrëse brenda Brukselit.
Vota e irlandezeve heq gjithashtu çdo mëdyshje mbi planet për zgjerimin e bllokut. Uashington Post argumenton se ratifikimi i traktatit u jep më shumë shpresë vendeve te Ballkanit Perëndimor për te qene pjese e familjes evropiane, pasi ky dokument ne vetvete parashikon përshpejtimin e vendimmarrjes së bllokut 27 anëtarësh për çështjet e zgjerimit.
Një zyrtar evropian i tha prestigjiozes amerikane se vetë procesi i shqyrtimit të kandidaturave do të jetë më i lehtë e si rrjedhojë më i frytshëm.
Më 28 Mars gjatë një takimi të ministrave të jashtëm, kryediplomati francez, Bernard Kushner, dhe ai gjerman Frank-Walter Steinmeier, sqaruan se një nga pengesat kryesore të zgjerimit ishte mosratifikimi i traktatit ë Lisbonës.
Tani që traktati e kapërceu pengesën e tij me te madhe, Ballkani pret nga BE të mbajë premtimin dhe të hap dyert./tvklan.al