Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke rishikon sot sfidëne  fundit ligjore ndaj Traktatit të Lisbnonës, i cili duhet ratifikuar 27 vendet anëtare përpara se të marrë fuqi ligjore. Gjykata Kushtetuese e vendit do të dëgjojë argumentat e një grupi senatorësh që thonë se Traktati i Lisbonës do të krijojë një super-shtet, duke cenuar kështu sovranitetin çek.

Nëse gjykata vendos se kjo ndodh atëherë do të votojë kundër traktati. Senatorët në fjalë gëzojnë përkrahjen e presidentit të vendit, Vaclav Klaus, i cili është kundërshtar i hapur i traktatit prandaj procesi në Gjykatën Kushtetuese ka ngjallur një interes të madh në opinionin ndërkombëtar. Klaus i druhet ratifikimit të traktatit për shkak se krijimi i një super shtetit europian do ti rrëmbente Çekisë pronat e tre milionë gjermanëve që u përzunë nga vendi pas luftës së dytë botërore. Diskutimet në Gjykatën Kushtetuese pritet të zgjasin disa ditë./tvklan.al