Millosheviç me githë përpjekjet titanike duket se nuk do ta ndalë dot mitingun kundër tij. Sot në orën 19:00 opozita organizon mitingun më të madh kundër Millosheviç. Bëhet e ditur se Drashkoviç përfundimisht ka refuzuar të marrë pjesë në të si dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe. Një ditë më parë këtë njoftim e kishte bërë dhe gjenerali Pereshiç, ish shef i shtabit të Ushtrisë Jugosllave. Mitingu i sotëm do ti kërkojë presidentit të Jugosllavisë dorëheqjen si rrugëdalje për krizën disa vjeçare që ka përfshirë Serbinë.
Zoran Xhinxhiç i vetmi opozitar i njohur gjërësisht do ti drejtohet mesa duket në këtë protestë të pretendon të jetë mbarë popullore. Siç bëjnë të ditur burimet janë me dhjetëra autobusë me njerëz që i janë drejtuar kryeqytetit të vendit Beogradit për të marrë pjesë në këtë miting të madh.
Ndërkaq dhe policia serbe po bën përgatitje për të parandaluar ndonje shfaqje të mundshme të dhunës e cila jo pak herë ka qënë prezente në mitingjet e opozitës. Policia është vënë në provë dje pasdite para dhe pas ndeshjes së futbollit Jugosllavi- Kroaci ka patur përleshje mes tifozëve respektivë. Kjo ishte dhe ndeshja e parë mes këtyre vendeve fqinjë për eliminatotët e Kampionatit Europian Euro 2000./tvklan.al