“Vala e dytë e pandemisë deri në fillim nëntorit”
Vala e dytë e koronavirusit pritet të zgjasë deri në fillim të nëntorit. Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Tv Klan tha se për shkak të kushteve atmosferike shumë vende, përfshi edhe Gjermaninë po e kalojnë tani valën e dytë të Covid-19.
“Gjermania po e kalon tani valën e dytë, lagështia dhe ulja e temperaturave sollën rritje që pritet të zgjasë deri në fillim nëntorit”, shprehet mjekja.
Të shumtë janë personat që po krijojnë imunitet nga Sars Cov 2 ,dhe po ashtu numri i vdekjeve krahasuar numrin e lartë të infektimeve, është më i ulët se në periudhën mars prill.
“Ka rënë virulenca, agresiviteti dhe është përhapur më shumë virusi në popullatë. Të rinjtë po e përhapin më shumë”, shton ajo.
Mjekja shqiptare në gjermani, Aurora Dollenberg vlerësoi ecurinë e procesit të vaksinë në gjermani, për të cilën tha se ajo pritet të jetë gati në fillim të pranverës së ardhshme.
Tv Klan