Një modele serbe e njohur me epitetin “Kokaina”, është vënë në pranga për kontrabandë droge dhe armë zjarri.
Ajo është një ndër femrat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku herë pas here i joshte fansat me foto provokuese, por duket se jeta pas imazhit të modeles ishte tejet e zymtë.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, policia gjeti në makinën e Marijana Mirjanic dy pako me heroinë, 20 kilogramë kanabis dhe pesë armë zjarri.
31-vjeçarja u arrestua në Novi Sad, ndërsa policia dyshon se i përket një grupi kriminal dhe se shërben si “korrierja” e tyre.
Armët e gjetura në automjetin e Mirjanic janë marrë për të kryer analiza për të përcaktuar nëse ato janë përdorur në ndonjë krim apo ishin të destinuara për t’u tregtuar.
Në Instagramin e modeles, ndër fotot e shumta që ka, spikasin edhe ato me armë zjarri… /tvklan.al