Liverpool hodhi një tjetër hap drejt titullit kampion në Premier League. Sukses që mban firmën e Mohamed Salah. Egjiptiani ka qenë gjithnjë e më shumë vendimtar për “The Reds”, duke regjistruar shifra dhe rekorde mbresëlënëse.

Sulmuesi u bë lojtari i parë në historinë e Premier League që në tre sezone të njëpasnjëshme shënon ose asiston në më shumë se 10 ndeshje radhazi.

Nga Tetori deri në Dhjetor të këtij viti, Salah ka shënuar 13 herë, teksa ka shërbyer për shokët e skuadrës në 7 raste. Shifra mbresëlënëse për të kërcënuar rekordet e sezoneve të shkuara. Ecuri të cilën në vitin 2022, egjiptiani e përjetoi në 15 ndeshje radhazi, teksa në vitin 2023 diçka e tillë ndodhi në 12 ndeshje.

32-vjeçari i cili po përjeton muajt e fundit të kontratës me Liverpool u bë edhe lojtari i tetë që shënon 100 gola me fanellën e kësaj skuadre si vendase, të shpërndara me 98 rrjeta në “Enfilld” dhe 2 në Stemford Brixh.

Në këtë sezon, Mohamed Salah ka shënuar në kampionat 16 gola për të qenë golashënuesi më i mirë dhe kandidat për të fituar Këpucën e Artë të Premier League.

Klan News