Rubena Moisiu: “Të gjithë ne dënojmë dhe distancohemi nga fenomenet korruptive të individëve të veçantë, por edhe inkurajojmë nga ana tjetër të gjithë personelin mjekësor që punon me ndershmëri e devocion në shërbim të grave e fëmijëve shqiptar. Këtu kryhen mbi 4 mijë lindje në vit, realizohen rreth 2500 operacione, shtrohen 7500 pacient dhe konsultohen 11 mijë gra çdo vit. Padyshim që në këtë volum të jashtëzakonshëm  pune ka dhe defekte dhe mangësi të cilat janë njohur prej nesh dhe përpiqemi që t’i eliminojmë ato. Por asnjë individ përgjegjës apo ngjarje për veprimet e veta të gabuara nuk mund të nëpërkëmbë imazhin e mirë të institucionit arritur në shumë vite me shumë punën e sakrifica.”/tvklan.al