Mediat italiane shkruajnë se kurrë nuk ka luajtur kaq pak
Konkurrenca me Reina, koronavirusi dhe dëmtimet e kanë kthyer në një sezon të vështirë për Thomas Strakosha. “Corriere dello Sport” e cilëson një moment të keq në karrierën e portierit shqiptar të Lazio, i cili nuk ka luajtur kurrë kaq pak ndeshje, vetëm 8 ndërsa sezoni është në gjysmën e tij.
Për më tepër sipas gazetës së njohur sportive nuk ka ende një lajm për rinovimin e marrëveshjes që përfundon më 30 qershor të 2022.
Për momentin Strakosha vuan nga një lëndim dhe është i detyruar të mos grumbullohet me ekipin në sfidën e kampionatit me Atalanta në Bergamo.
Mendohet se mund të bashkohet me grupin javën e ardhshme, por gjithë këto pengesa po e dëmtojnë portierin e Kombëtares që pritej të tregonte vlerat në Champions League.
Tv Klan