Një grua irakiane është arrestua pasi hodhi dy fëmijët e saj nga një urë në lumin Tigris për të ndëshkuar bashkëshortin.
Djali tre vjeçar dhe vajza dy vjeçare e gruas mendohet se janë mbytur pasi trupat e tyre ende nuk janë gjetur, sipas mediave të huaja.
Pamjet e marra nga kamerat e sigurimit janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale dhe shkaktuan zemërim të madh tek të gjithë.
Anëtarët e familjes thonë se nëna vrau fëmijët e saj për t’u hakmarrë pasi burri u divorcua nga ajo në fund të shtatorit.
Incidenti ndodhi në Urën Al-Aimmah në veri të kryeqytetit, Bagdad. Video e babait duke qarë në mënyrë të pakontrolluar në vendin e ngjarjes po qarkullon gjithashtu në rrjetet sociale. /tvklan.al