Gjashtë muaj më parë, babai i Eristës dhe bashkëshorti i Entelës të cilat sot përballen në “Shihemi në Gjyq”, ndërroi jetë. Në çeljen e trashëgimisë, rezulton se veç Entelës dhe tre fëmijëve, pjesëtarë janë ish-gruaja e parë, Natasha Plepi dhe një djalë, Arbër Buzi.
Erista ngre pretendime të forta në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke akuzuar nënën se ajo ia “ka hedhur këtë bombë” pasi 24-vjeçarja s’ka ditur asgjë. Ajo thotë se e ka mësuar para tri javësh ekzistencën e këtij vëllai që s’e pranon si të vetin. Ndërkohë motrën e madhe, Dorelën që po ashtu vjen nga kjo martesë e ka pranuar si motër sepse ka jetuar me të.
Erista kundërshton prerazi dhe ashpër që Natasha dhe Arbri të marrin pjesë nga kjo trashëgimi. Ajo tregon një histori që ia ka rrëfyer gjyshja, sipas së cilës, Arbri nuk është aspak djali i babait të saj të ndjerë, Lulëzimit.
Eni Çobani: Certifikata e martesës së znj. Natasha Plepi dhe Lulëzim Buzi daton me aktin nr. 118, data, 15.08.1990. Arbër Buzi me baba Lulëzimin dhe nënë Nataashën, ka lindur më 28.09.1990.
Ardit Gjebrea: Pra një muaj pas martese.
Erista: Një muaj pas martese!
Eni Çobani: Tani, nëse Lulëzimi e ka ditur, s’e ka ditur, ne nuk e kemi për ta pyetur, por sigurisht të marrësh një grua në muajin e tetë, të martohesh dhe fëmija të lindë për një muaj, këto janë gjëra të cilat vetëm çifti mund t’i thotë, sigurisht që z. Lulëzim nuk e kemi më mes nesh…
Erista: Babai im është mashtruar se në atë kohë, në ’90-ën nuk ka pasur eko, gjëra që të tregojë sa muajshe ka qenë zonja senë atë kohë një fustan ka qenë për të tëra gratë në fshat! Si është kjo punë, të martohet në gusht e të lindë në shtator?!
Eni Çobani: Po si, një fustan kishin ato?? Ku e di ti vitin ’90 mojj vajzë, ti je 24 vjeç sot!
Ardit Gjebrea: Erista, edhe kur jam martuar unë, nusja ime ishte 6 muajshe dhe Jonin me mua e kishte.
Erista: Me babin tim nuk e ka!
Ardit Gjebrea: Po ku e di tii?
Erista: E di, jam shumë e sigurt! Gjyshja mua nuk më gënjen, më ka treguar të gjithë historinë!
Eni Çobani: Gjyshja është nga ana e babait?
Erista: Po. Është nëna e babait tim, është betuar për shpirtin e tij që po e tret dheu! Ma ka treguar historinë nga fillimi deri në fund!
Ardit Gjebrea: Di ndonjë histori ti?
Erista: Po!
Erista: Çfarë tha gjyshja?
Erista: Që babi im ka pasur një martesë me znj. Natasha Plepin. Zonja e ka mashtruar babanë tim sikur ishte shtatzënë me babin. Në moment, ka përshpejtuar martesën sepse sipas ligjit, nëse kishte martesë, merrte atësinë e tij dhe babi i ka dhënë atësinë këtij fëmije, por nuk e ka fëmijën e vet!
Ardit Gjebrea: Vetëm me fjalë?
Erista: Pasi ka lindur, ka jetuar deri 9 vjeç në familjen e babit tim. Nga kjo martesë ka lindur edhe Dorela që është motra ime por me nënë tjetër. Unë njoh për motër vetëm Dorelën sepse Dorela është gjaku i babait tim. Arbri ka baba tjetër! Lëre të pyesë Natasha Plepin ku e ka babain e vet dhe atje të kërkojë pjesën e tij!/tvklan.al