Monika Kryemadhi: “Ky oborr prej dhjetë vitesh nuk është rikonstruktuar asnjëherë nga fillimi deri në fund, prandaj jemi sot këtu për t’i kërkuar dhe një herë bashkisë së Tiranës përsa i përket projektbuxhetit të 2009-tës të marrë parasysh kërkesat e këshilltarëve në të kundërt paratë e qytetarëve të Tiranës nuk do të shkojnë për rrush e kumbulla. Po të dojë Bashkia e Tiranës le ta kalojë me votat e Sali Berishës ashtu siç ka një vit e gjysmë që kalojnë çdo vendim që është në të kundërt të qytetarëve të Tiranës dhe në të mirë të xhepave të hetuesve, të bashkisë së Tiranës dhe individëve të caktuar në Partinë Demokratike”./tvklan.al