Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit Moody’s ka rritur vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë në “Ba3-e qëndrueshme” nga “B1-pozitive”. Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, vlerësimi pozitiv konfirmon se jemi duke ecur në rrugën e duhur, ndër të tjera ka dhënë dhe disa shifra pozitive.
Sipas ministrit Malaj, në 10 vitet e fundit Shqipëria ka ulur borxhin publik duke u renditur e para në rajon. Ndërsa, vlerësimi i Agjencisë parashikon të zbres nën 50% deri në vitin 2029. Nga ana tjetër ministri foli edhe për investimet e huaja në Shqipëri.
Agjencia, Moody’s parashikon një rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, të nxitur nga financimet e Bashkimit Evropian. Investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe energjisë, pritet të luajnë një rol kyç. Këto ndryshime pritet të përmirësojnë ekonominë duke zhvendosur fuqinë punëtore nga bujqësia drejt sektorëve më produktivë, si turizmi.
Klan News