Ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Moratinos, u prit ne takim dhe nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Moratinos rishprehu vlerësimin se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara ne vitet e fundit. Për këtë ai iu referua procesit te reformave, duke thënë se ato kane ndikuar dukshëm ne transformimin e shpejte te vendit.
Ndërsa kryetarja e kuvendit, Topalli tha se liberalizimi i vizave është ne fokusin kryesor pasi shqiptaret siç tha ajo meritojnë te lëvizin te lire pas shume vitesh izolim.
Topalli foli gjithashtu ne takim për zgjedhjet parlamentare, ku garantoi se mazhoranca është e angazhuar për një proces, nga me te mirët qe ka zhvilluar ndonjëherë vendi.
Mbi zgjedhjet parlamentare u diskutua edhe ne takimin mes zotit Moratinos me kryetarin e bashkisë se Tiranës, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama.
Ky i fundit shprehu qëndrimin e socialisteve mbi ecurinë e procesit te pajisjes se qytetareve me kartat e identitetit, si dhe çështje te tjera qe kane te bëjnë me zhvillimin sa me normal te këtyre zgjedhjeve.
Po kështu kryediplomati spanjoll mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së vendit të tij në Tiranë.
Në këtë ceremoni zoti Moratinos i ka dorëzuar kryqin e madh të urdhrit të Izabelës katolike, të firmosur nga mbreti Juan Carlos I ish-ambasadores shqiptare në Spanjë, zonjës Anila Bitri Lani, për kontributin e saj në marrëdhëniet Shqipëri-Spanjë.
Në ceremoni merrnin pjesë Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ai i Energjetikës, Genc Ruli, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile./tvklan.al