BERZH-i përjashton mundësinë që biznesi shqiptar të privatizojë 60% të aksioneve të mbetura të INSIG-ut. Drejtori i BERZH-it për Shqipërinë Giulio Moreno deklaron se nuk mund të pranohet kërkesa e biznesmenëve shqiptarë për shkak të mungesës së eksperiencës në fushën e sigurimeve.

Giulio Moreno: “Në ligjin e privatizimit thuhet se 60% e aksioneve të INSIG-ut do t’i jepet një ivestitori strategjik, kur thuhet strategjik nuk kuptohen kompanitë që merren me biznesin e sigurimeve që prej 5 minutash, por 20,30,40 apo 50 vjetësh, sepse ne nuk do të shesim tulla, por do të shesim treg që kërkon aftësi teknike. Ndershmërisht çfarë mbështetje teknike mund të ofronin këta biznesmenë tregut të sigurimeve? Disa sektorë, mendoj se duhet të drejtohen nga ekspertë. Këta biznesmenë mund të jenë fantastikë në sipërmarrje të tjera, siç është p.sh., blerja nga ana e tyre e hotel “Tiranës”.”

Drejtori i BERZH-it Moreno e justifikon rënien e tregut të INSIG-ut me cënimin e konkurrencës dhe ligjeve nga kompanitë e tjera të sigurimeve në vend.

Giulio Moreno: “INSIG-u hyn në një ose dy kompanitë e vetme që ndjekin plotësisht legjislacionin shqiptar. INSIG-u ndjek çmimet e fiksuara nga shteti, kompanitë e tjera, çmimet e siguracioneve e cila në fund të fundit vë në rrezik dhe dëmshpërblimin në rast të ndonjë aksidenti. Kjo është një ndër arsyet thelbësore pse INSIG ka humbur treg.” /tvklan.al