Pavarësisht vendimeve të drejtësisë italiane, anija ushtarake “Libra” mbërriti sërish mëngjesin e kësaj të premte në portin e Shëngjinit.
Në bord kësaj here mbante vetëm 8 emigrantë të paligjshëm, të kapur në brigjet e Siçilisë.
Ata janë 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi.
Emigrantët janë sistemuar fillimisht në qendrën e pritjes në Shëngjin, ku po kryejnë vizitat dhe procedurat e nevojshme të verifikimit përpara se të transferohen në kampin e Gjadrit.
Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve të paligjshëm që mbërrin në Shqipëri sipas marrëveshjes Rama-Meloni nënshkruar vitin e shkuar.
Grupi i parë prej 16 emigrantësh mbërriti më 16 Tetor, por disa prej tyre u kthyen pas që atë natë për të shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër u kthye ditën tjetër, pas vendimit të Gjykatës së Romës e cila thoshte që një vend të konsiderohet i sigurtë ai duhet të jetë i tillë në të gjithë territorin e tij.
Pas këtij vendimi, qeveria italiane miratoi një dekret me fuqinë e ligjit, duke rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe duke i hapur rrugë vazhdimit të operacionit për transferimin në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm të kapur në ujërat e Mesdheut.
Tv Klan