Të angazhuar për një proces zgjedhor demokratik dhe larg incidenteve ajo çfarë nuk parashikuan dot zyrtarët maqedonas ishte moti.
Tashmë komisioni shtetëror zgjedhor ka bërë të ditur se në të paktën në 103 vendvotime ku materiali zgjedhor nuk mbërriti për shkak të bllokimit të rrugës nga bora, pas dy javësh do të ketë sërish zgjedhje.
Duke e konsideruar procesin të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE dhe në NATO vëzhguesit ndërkombëtar janë shpërndarë në të gjithë territorin e vendit.
Ambasadori amerikan në Shkup Filip Ryker ishte në Tetovë në një nga qendrat e votimit.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar sot mu dha mundësia të ndjek procesin. Shoh se pavarësisht borës rrugët janë të hapura. Pata mundësinë të ndjek procesin, të flas me vëzhgues dhe zyrtarë në vendet e votimit. Deri tani gjithçka shkon shumë mirë dhe kjo do të thotë të zbatosh demokracinë të cilën gjithë qytetarët e Maqedonisë e meritojnë.
Ryker u tregua i rezervuar për t’i dhënë një përshkrim përfundimtar ecurisë së procesit. Kjo edhe për shkak se nga koha e deklarimit mbeteshin ende të paktën 5 orë proces votimi.
Megjithatë mund të thuhet me siguri se procesi në përgjithësi u zhvillua i qetë. Probleme u raportuan nga zyra në Tetovë e PD të shqiptarëve të Maqedonisë. PDSH u ankua për praninë e madhe policore në qendrat e votimit si dhe për gabime në shpërndarjen e bazës materiale.
Fletëvotimi të një komune janë shpërndarë në një tjetër komunë, duke krijuar kështu vonesa në fillimin e procesit. Problematikë që gjithsesi nuk pritet të sjellë asnjë kundërshti për rezultatin.
Shqetësimi kryesor lidhjet me pjesëmarrjen e ulët në votime, që një orë pas mesdite llogaritej në vetëm 26%. Zgjedhjet në Maqedoni mund të thuhet se e kanë kaluar klasën, pa incidente serioze, të qeta e demokratike kryesisht në të gjithë territorin e vendit.
Megjithatë definicionin përfundimtar për këto zgjedhje pritet ta japin vëzhguesit ndërkombëtar, të angazhuar me një numër të konsiderueshëm në të gjithë Maqedoninë./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi