Vëzhguesit ndërkombëtar pritet të prezantojnë prezantimet e tyre lidhur me zgjedhjet në Maqedoni. Komisioni ndërkombëtar vëzhgues përbëhej nga afërsisht 300 vëzhgues nga 40 vende të ndryshme. Në to janë përfshirë 39 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afat shkurtër të OSBE-ODIHR.
18 deputet dhe anëtar të asamblesë parlamentare të OSBE-së, 14 vëzhgues nga asambleja parlamentare e këshillit të Europës dhe 13 përfaqësues të kongresit të pushtetit lokal dhe rajonal.
Politika e Maqedonisë i ka cilësuar zgjedhjet një proces të drejtë e demokratik. 7 kandidat morën pjesë në garën presidenciale, ndërsa jo zyrtarisht profesori i shkencave politike George Ivanov ka arritur të kryesojë me 39% të votave.
Tashmë pritet që dy kandidatët me më shumë vota të shkojnë në balotazh për postin e presidentit, Ivanov dhe Ferçovksi, i cili renditet në vend të dytë. Pas tij vijnë kandidati i pavarur Boskovski, ai i demokracisë së re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidatja e PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 57.2%. Ndër partitë shqiptare BDI ka shpallur fitoren e kandidatit të saj për prefekt në 7 komuna, në një kohë që ajo e Thaçit ka shpallur fitoren në komunën e Tetovës./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj