Përgjatë 24 orëve të fundit, vendi është përshirë nga reshje shiu dhe ere që ka rezultuar problematike sa i takon zonave bregdetare. Kapiteneria e Portit të Durrësit ka pezulluar të gjitha lundrimet si pasojë e motit të keq.

Forca e detit ka arritur deri në 7 ballë, duke penguar lundrimin e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Peshkarexhat që prej mbrëmjes së kaluar nuk janë lejuar të dalin në det. Ndërsa që prej mesditës, anijet tregtare kanë pezulluar lundrimin deri në përmirësim të motit.

Nga ana e kapitenerisë njoftohet se subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundrim.

Tv Klan