Dhjetori, muaji i parë i dimrit prej disa vitesh në kryeqytet, e ka kaluar temperaturën mesatare, që duhet të ketë ky muaj dhe që është 8.1 gradë celsius.
Duke u bazuar në temperaturën mesatare që ka shënuar ky muaj që nga viti 2000, shërbimi Meteoalb, deklaron se dhjetori i 2001, ka qenë më i nxehtë seç duhet të jetë, duke kaluar 12 gradë celsius mbi normalen.
Tanja Porja: “Temperatura mesatare për të gjithë këto vite është rreth 4, 5 gradë mbi temperaturën normale të muajit dhjetor. Që do të thotë të gjithë këtë dhjetor janë më të ngrohta se sa normalja. Gjatë kësaj periudhe ka patur disa temperatura ekstreme ku mund të përmendim vitin 2001, që ka shënuar 20.3 gradë mesataren. Që do të thotë 12 gradë mbi atë normalen. Po ashtu më afër normales ka qenë një vit më parë 2007, që ka shënuar vetëm 2 gradë mbi normalen. Për vitin që ne flasim është rreth 4 gardë mbi temperaturën normale.”
Por e kundërta ka ndodhur me reshjet. Ato gjatë viteve të fundit kanë qenë më të pakëta se normalja e cila është rreth 143 milimetra. përjashtim bëjnë vetëm viti 2005 si dhe dhjetori i këtij viti,.
Por e kundërta ka ndodhur me reshjet, ato gjatë viteve të fundit kanë qenë miq të pakta se normalja. E cila është rreth 143 milimetra, përjashtim bëjnë vetëm viti 2005 si dhe dhjetori i këtij viti. I cili ka qenë pothuajse i tëri i përfshirë nga reshjet.
Tanja Porja: “Të gjithë dhjetoret e periudhës 2000-2008 kanë qenë nën këtë normë dhe shumë në këtë normë. 2005 ka shënuar dyfishin e kësaj vlere. Viti në të cilin ne flasim, pra ky dhjetor ka shënuar vetëm disa milimetra mbi normën.”
Duke u bazuar nga të dhënat e paraqitura nga shërbimi Meteoalb, mund të themi se dhjetori i vitit 2008, është më i ngrohtë dhe më i lagësht se sa normalja për këtë muaj./tvklan.al