Në dëshirat që Shpresa ka ndjekur në jetë, siç ishte ëndrra për muzikën dhe këngën, ka patur gjithnjë pranë motrën e saj, Hydajeten. Kjo e fundit ka bërë të pamundurën që motra të kishte këto mundësi, por po ashtu nuk e ka lënë vetëm as në vështirësi.
Në vitin 2017, rrëfen Shpresa në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ishte hera e saj e fundit në skenë pas një përballjeje me sëmundjen e kancerit. Hydajetja nuk e la vetëm në asnjë çast, edhe pse Shpresës iu desh të mos e ndiqte më muzikën.
Por një tjetër moment vendimtar që ajo ka patur sërish pranë Hydajeten, e cila njëkohësisht po kalonte një episod të frikshëm me djalin, ishte kur bashkëshorti i Shpresës u sëmur.
Shpresa: Në 2022 sëmuret bashkëshorti im sepse djali i saj kishte bërë aksident. Një natë, në 2 të natës shoh motrën në derë dhe fillon njëherë “pse s’më ke treguar” dhe thotë “shpejt, bëhu gati” sepse kishte ardhur me taksi, “sepse duhet të vini në Tiranë…”
Ardit Gjebrea: Për t’u kuruar.
Shpresa: Muhameti se Muhamet e ka im shoq, “të kurohet atje dhe të operohet në Tiranë”. Ajo ishte përgatitur për çdo gjë, me mjekët, me të gjithë dhe sikur një ditë më vonë të shkonte im shoq, sot nuk do të jetonte.
Ardit Gjebrea: Vërtet? Kaq decizive ishte koha dhe ndërhyrja?
Shpresa: Po. Ishte bërë shumë e rëndë situata dhe domethënë… ai rast e shpëtoi. Ne kemi pasur 3 humbje në shtëpi me vëllezërit e mi dhe motra tha “nuk do ta lëmë qëtë humbë dhe ky vëlla”. Sot im shoq e ka jetën prej saj./tvklan.al