Vedat Muriqi mund të riveshë sërish fanellën e Fenerbahçes. Sulmuesi i Kosovës është një nga lojtarët më të kërkuar të Majorkës në këtë merkato dimri.

Verdheblutë, të cilët drejtohen nga Zhoze Murinjo kanë shprehur interes për 30-vjeçarin, i cili e njeh mirë Superligën turke.

Sipas spanjolles “Mundo Deportivo”, Youssef El-Nesiri, i cili u ble nga Sevija në verë pritet që të largohet në Arabinë Saudite.

Al Nasr ku luan Kristiano Ronaldo është gati që të paguajë 40 mln Euro për ish-lojtarin e Sevijas. Klubi turk do të kishte kapitalin e nevojshëm për të sjellë në Stamboll Muriqin. Majorka do të përfitonte 10 mln Euro.

Muriqi ka qenë pjesë e Fenerbahçes në sezoni 2019/20. Këtë sezon, te spanjollët ai ka realizuar tre gola, e ka dhënë dy asiste, por konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit do të jenë të gatshëm që ta shesin atë në këtë merkato dimri.

Muriqi e ka thënë më herët se nuk e përjashton rikthimin në Superligën turke, por kohën nuk e ka specifikuar.

Klan News