Sezoni aktual duket se është i fundit për Thomas Muller te Bayern Munich, por edhe në futbollin e luajtur.
Futbollisti gjerman po mendon largimin nga skuadra bavareze në fund të sezonit aktual. Jo vetëm kaq, por sulmuesi mund të njoftojë edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur, pasi nuk dëshiron të luajë për asnjë ekip tjetër përveç Bayern Munich.
35-vjeçari të gjithë karrierën e tij e ka pasur te rekordmenët e Bundesligës dhe dëshiron ta mbyllë po aty.
Kujtojmë se në verë Muller njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë, ndërsa tani përgatitet të largohet edhe nga Bayern Munich.
Me ekipin e parë bavarez, Muller numëron plot 479 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 150 gola dhe shumë trofe të fituar. /tvklan.al