Mundja shqiptare do t’i rikthehet arenës ndërkombëtare me një turne në Athinë që do të mbahet ditën e shtunë.

Ekipi ynë i stilit klasik do të jetë thuajse i plotë për t’u përfaqësuar për herë të parë jashtë vendit, që prej lojërave olimpike të Pekinit.

Viron Bezhani: “Është me të vërtetë aktiviteti i parë, pasi dihet me një fjalë që kemi një vit e gjysmë që mundja nuk del jashtë shtetit. Mendojmë me një fjalë që të përgatitemi me dy garat e tjera dhe kryesore për neve do të jenë lojërat mesdhetare që përgatitemi për në Stamboll, pra në datën 7-9 Maj. Aty shpresojmë që të kemi suksesin tonë”.

Mundja shqiptare këtë vit do të garojë edhe në Kampionatin Evropian në Prill dhe më i rëndësishmi botërori në Tetor, që është kualifikues për në Lojërat Olimpike Londër 2012./tvklan.al