Lojërat e treta botërore të mundjes kanë nisur në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”.
Rreth 250 sportistë nga ekipe dhe shtete të ndryshme të botës kanë mbushur një prej sallave të Asllan Rusit.
Sportistët do të masin forcat në pesë disiplina të ndryshme të mundjes. Në këto lojëra janë programuar edhe disiplinat e grappling, belt wrestling dhe beach wrestling që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit.
Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Rafael Martineti, iu ka uruar të gjithë pjesëmarrësve fat duke evidentuar rëndësinë e një evenimenti të tillë që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Ceremonia e hapjes së lojërave është konceptuar në formën e një spektakli ku të pranishmit kanë patur mundësi të njihen me një pjesë të kulturës shqiptare.
Më pas kanë nisur edhe ndeshjet. Edhe pse janë disiplina të reja mundësit shqiptarë pretendojnë medalje.
Veç pallatit të sportit, “Asllan Rusi”, një pjesë e garave do të zhvillohen në plazhin e Durrësit./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe