Ndonëse është premtuar për plazhe më të pastra këtë sezon turistik plazhi i Durrësit pikërisht në pikun e tij ka filluar të ndotet masivisht.

Në një kohë që kjo vijë bregdetare frekuentohet çdo ditë nga të paktën 10 mijë pushues ndotja e ujërave është rritur ndjeshëm.

Shkak për këtë është bërë mungesa e banjove si dhe e dusheve publike. Plazhi i madh nga 11 banjo publike që ka patur sot nuk ka as edhe një, duke rrezikuar përhapjen e ndonjë epidemie.

“Të gjithë janë të papastër, po nuk ke ku ta bësh një dush këtu. Uji shumë është i papastër”.

Gazetarja: Ndërkohë që për banjot si e zgjidhni problemin?

“Banjon në ujë, s’ki ku.”

“Është shumë katastrofë. Duhet të shkojmë të ikim në shtëpi të pastrohem, të bëj dush pastaj të vij në plazh.”

“Për fat e kam banesën afër edhe shkoj çdo rast në banesë e kryej obligimin, nevojën. Është shumë keq kur po i shoh fëmijët në ujë”.

“Mungon shumë, nuk ka fare, hiç.”

Gazetarja: Si i zgjidhni problemet?

“Problemet i zgjidhim, ne banesë duhet të shkojmë”.

“Pa banjo publike, pa këto dushet publike nuk ja vlen ndoshta për me ardhë”.

E gjithë kjo situatë kërkon një ndërgjegjësim nga ana e pushtetit vendor, i cili mbledh edhe pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi, ndërkohë që uji i ndotur shkakton sëmundje të lëkurës, alergji të ndryshme, shqetësime gastrointestinale si dhe helmime./tvklan.al