Këtë fundjavë plazhi i Golemit u bë mikpritës i një aktiviteti krejt të veçantë për vendin tonë siç është ai i sportit te lundrimit me vela.
Ky aktivitet, i cili zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, u mundësua nga agjencia e turizmit kombëtar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Durrësit, policinë kufitare si dhe kompania “Albania Sports”, të cilët bënë të mundur sjelljen e dhjetë anijeve veliere.
Ana Nina: “Ftojmë të gjithë kush është i interesuar nesër, pasnesër për vitin tjetër të organizojmë gara dhe evente më interesante në këtë sport.”
Pas Golemit, sporti i velave pritet të shtrihet në të gjithë relievin bregdetar te vendit./tvklan.al