Lajme Arkiva 2003
Shkollat janë të rikonstruktuara por mungon një sistem që përballon të ftohtin. Në situatën e vështirë energjetike, këtu ke mundësi të ngrohesh por jo të gjithë.
Në shkollën 8-vjeçare “Lasgush Poradeci”, nxënësit në këtë stinë kënaqen që janë kaq shumë në një klasë, pasi fryma është mjeti më i mirë për ngrohje.
Nxënësja: Ndihet i ftohti, pasi nuk ka sistem ngrohjeje. Gjithashtu meqë jemi shumë veta duhet ti mbajmë dritaret hapur sepse ajri bëhet shumë i ndotur dhe mungesa e oksigjenit ndihet. Më shumë i ftohti ndihet nga këmbët.
Nxënësja: Për momentin me rrobat tona, nuk kemi farë ngrohëse.
Të vegjlit e kanë gjetur zgjidhjen me rezistenca, prindërit përveç librave duhet të blejnë edhe ngrohësen për në shkollë.
Mësuesja: Në ciklin e lartë nuk kemi klasa që kanë ngrohje me korrent. Megjithatë ka klasa, klasat e 5-ta të 6-ta edhe ata e sjellin nga shtëpia ndonjë ngrohëse, ose e lënë këtu në shkollë ose e marrin prapë me vete.
Gazetarja: Me aq sa pash sistemi i ngrohjes ishte me korrent. A mungon ai shpesh në kohën tuaj?
Mësuesja: Kur ka korrent e përdorim, kur nuk ka korrent, kuptohet ngrohemi me frymë.
Gazetarja: Por ka edhe nga ata mësues që zelli për punë e mund acarin e stinës.
Mësuesja: Është lënda vetë e tillë që e gjallëron klasën, e nxeh mund të themi, ja rrit temperaturën klasës, kështu që nuk e kanë fare të vështirë./tvklan.al