Lajme Arkiva 2003

Mospjesëmarrjen e tij në seancën dëshmuese të komisionit të fajdeve kryeministri Nano e justifikon me angazhimet e tjera qeveritare. Ai së bashku me 18 dëshmitarë të këtij procesi janë thirrur nga komisionerët e fajdeve për të dëshmuar lidhjet e tyre me firmat piramidale.

Fatos Nano: Kam përshtypjen se unë kam rreth 6 vjet që dëshmoj kundër fajdeve, dje ishte fizikisht e pamundur të ndihmoja komisionin e fashës të dilte nga citnoti i orës 24 , megjithatë disa gjëra prodhojnë atë që duhet, sepse Berisha kur s’ka kundërshtar është autentik dhe ju e patë që Berisha mbrojti sërish sistemin e fajdeve, të piramidave dhe është gati ta mbrojë prapë në qoftë se do ta lejojmë.

Gjatë seancës së djeshme kur ka dëshmuar administratori Arapi ish kryeministri Meta, Lideri i opozitës Berisha, Ministri i Ekonomisë Malaj, një pjesë e përgjegjësive i është faturuar qeverisë Nano.

Fatos Nano: Është shumë e lehtë sepse elektorati ja ka faturuar atij përgjegjësinë e fajdeve dhe të kursimeve të humbura./tvklan.al