Myrto Uzuni po kalon një situatë të sikletshme në Spanjë. Situata e sulmuesit është komplikuar së tepërmi pas interesimit të klubit amerikan për blerjen e tij.

“Uzuni dëshiron largimin, ky është realiteti. Austin i bëri një ofertë dhe na tha disa javë më parë se dëshiron të largohet. Nuk dëshiron të stërvitet me grupin. Situata është e vështirë. Jemi në merakto dimërore dhe kjo e komplikon më shumë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, Granada po mbron klubin dhe i kemi thënë që për të shkuar duhet paguar klauzola e ndërprerjes. Ka rregullore dhe një kontratë të nënshkruar. Uzuni ka pasur dy përmirësime në kontratë dhe ka kushte kontraktuale me klauzolë ndërprerjeje dhe kohëzgjatje deri në Qershor 2027, duhet të merremi me këtë”.

Pavarësisht sirenës nga klubi i MLS-së, pozicioni i Granadës është i qartë për 12 milionë Eurot e klauzolës.

“Kanë bërë disa oferta, por në shuma që nuk arrijnë atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është nëntë milionë dollarë dhe unë i kam dërguar vetëm 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit”, tha drejtori i Granadas.

Myrto Uzuni po shkëlqen në këtë sezon në La Ligën e dytë spanjolle, pasi ka shënuar 14 gola, për të qënë i dyti në garën për Këpucën e Artë të kampionatit.

Klan News