Lajme Arkiva 2003
Kryeministri Fatos Nano ka inkurajuar Shoqatën e Ndërtuesve gjatë takimit të zhvilluar në lidhje me ftesën e bërë nga qeveria amerikane për rindërtimin e Irakut të pasluftës.
Fatos Nano: Ne jemi të interesuar të mbështesim dhe të nxisim ekspansionin e sipërmarrjes suaj edhe përtej kufijve. Rasti më i mirë për të treguar së bashku një shembull partneriteti efikas është ftesa e fundit që kam ngritur për ju, për të marrë pjesë në programin e investimeve për rindërtim në Irak që është gjysma tjetër e investimit që beri Shqipëria me të gjitha institucionet e saj përfaqësuese nën nxitjen e qeverisë për tu rreshtuar në koalicioni e vullnetit që e çliroi edhe tregun e Iraku për sipërmarrje të tilla.
Kryeministri Nano u ka premtuar ndërtuesve shqiptare lehtësim të procedurave administrative për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Nano është shprehur se një problem shqetësues i qeverisë që ai drejton janë edhe transaksionet jashtë sistemit bankar. Shefi i ekzekutivit ka shprehur dëshirën e qeverisë për rivlerësime publike të kapitalit të biznesit shqiptar./tvklan.al