Danilo është një futbollist që te Napoli pëlqehet, por që kalimi të realizohet, do të duhet shumë punë!
Pavarësisht kontakteve pozitive mes Contes dhe përfaqësuesve të brazilianit, është drejtori sportiv i Juventusit Cristiano Giuntoli që e komplikon situatën.
Drejtuesi bardhezi i ka komunikuar të kaltërve se e lë lojtarin të lirë nëse në Torino vjen Giacomo Raspadori. Shkëmbim mes të dy futbollistëve në merkaton e janarit, por që nuk e ngroh presidentin De Laurentis, raporton Sportmediaset.
Presidenti i Napolit e lë të lirë sulmuesin e tij vetëm nëse të paktën paguhen 20 milionë Euro.
Të njëjtin arsyetim, “Zonja e Vjetër” bën edhe për Nicolò Fagiolin, i cili ëshët drejt largimit nga Torino.
Drejtori sportiv i të kaltërve Manna e pëlqen shumë mesfushorin nga Piacenza, por Juventus kërkon 25 milionë Euro për kartonin e tij. Një shifër e lartë për napolitanët që nuk kanë ndërmend që të shpenzojnë në janar aq shumë për këtë pozicion.
Klubi mund të harxhojë një shumë të caktuar për Reda Bela-hiane, mesfushorin 20-vjeçar të Veronës, që kërkohet edhe nga Lacio.
Klan News