Pamje spektakolare vijnë nga Marsi, të cilat janë publikuar nga agjencia amerikane hapësinore, NASA.

Fotot e planetit të kuq janë realizuar nga hapësira dhe janë publikuar nga NASA në kuadër të 15-vjetorit të lëshimit nga Toka të anijes kozmike “Mars Reconnaissance Orbiter”.

Kjo anije kozmike ka pasur si objektiv të mbledhë sa më shumë materiale dhe informacione rreth Marsit, për të kuptuar më shumë për jetën në planetin e kuq. /tvklan.al




