Nga oborri i muzeut të Shkodrës ku u mbajt nata e parë, “Za Fest” është zhvendosur në Kalanë e Rozafës, nën një atmosferë magjike për të gjithë të pranishmit. Kalaja e Shkodrës mikpriti spektatorë nga i gjithë rajoni, të cilët patën mundësinë të shijonin muzikë të disa rrymave.
Artistët që u ngjitën në skenë ishte këngëtari i njohur Ylli Limani dhe Bimbima. Sa shumë u pëlqye mbrëmja e kaluar, e tregojnë vetë admiruesit e muzikës. Organizatori i këtij festivali Vlashent Sata, nuk e fsheh kënaqësinë e suksesit të “Za Fest”.
Për 3 netë me radhë Shkodra është kryefjalë e festës me “Za Fest” i cili vjen në edicionin e 8-të të tij, duke u kthyer në traditë në qytetin e kulturës në Shkodër.
Tv Klan