Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi lexoi raportin lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe akuzoi qeverinë se “kanë bërë kërdinë me pronat në bregdet”. Pas kësaj, ai theksoi se Xhaçka duhet të japë llogari para Gjykatës Kushtetuese dhe të rrëzojë pretendimet e opozitës nëse nuk ka shkelur ligjin.

Fjala e Gazment Bardhit, raporti i PD për mandatin e Xhaçkës:


Fill pas tij, Klotilda Bushka e PS nënvizoi faktin se Xhaçka ka qëndruar mbi 10 orë në GJK dhe ka paraqitur çdo provë të mundshme.


Ajo u kërkoi kolegëve të PD të mos i kthejnë çështjet e drejtësisë në gjyq politik për interesa të tyre.

“Nuk jemi këtu as në gjyq politik, as para një prokurori që i bën pyetje një deputeti të Kuvendit. Sepse të gjitha pyetjet që ngritët, janë pyetje thoni ju për të cilat duhet të japë llogari Olta Xhaçka. Ajo ka ndenjur 10 orë, u ka dhënë përgjigjie një më një në GjK. Ka çuar 500 faqe prova e akte që mbështesin pretendimet e veta dhe kjo është pjesë e raportit të mazhorancës. Më pas GJK ka pushuar gjykimin. Olta Xhaçka ndryshe nga sa ju thoni, ka qenë në dispozicion të drejtësisë Kushtetuese, me avokat e prova, mos më bëni zhurmuesin. Falë Zotit në këtë vend në sajë të reformave kushtetuese, punët janë të ndara. Sot në shtet-formim, drejtësia është e pavarur. Ju na anatemoni ne se nuk po e mbështesim reformën në drejtësi me ato që aludoni në kokën tuaj. Pse nuk erdhët ju në mbledhjen për mandatin dhe çështjen kryesore që ky Kuvend ka trajtuar për liderin tuaj që sot është në ballkon, për masën e sigurisë. Pse e latë ju atë gjykim? Ju që e doni drejtësinë, me çfarë morali vini këtu dhe anatemoni një grup të tërë parlamentar? Vendimet e GJK janë të një autoriteti që është fundor i interpretimit të saj, Kuvendi është autoriteti parësor i interpretimit të Kushtetutës.”

Bushka përmendi edhe mosprezencën e PD në mbledhjen e bërë për mandatin e Sali Berishës pasi SPAK i caktoi masën e arrestit në shtëpi.

Nuk bëhet fjalë për mandatin e Olta Xhaçkës, këtu është fjala për standarde kushtetute, për balanca në demokraci, për të kuptuar qartë se standardet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, se përndryshe dëmtojnë jo vetëm Kuvendin, por edhe parimin e sigurisë juridike. Ju s’mund të përdorni çështjet e drejtësisë për interesin tuaj. Ju që natën qani poshtë ballkonit, vini e çirreni këtu për gjyq politik. Jeni që të tërë në një situatë të padrejtë. Ne nuk jemi populistë, zbatimi i Kushtetueses është parësor, shpifjet tuaja falë Zotit i shqyrtojnë gjykatat e lira, profesionale e të pavarura.”/tvklan.al