Lajme Arkiva 2003

Ndalohet tregtari që shet miell të skaduar  të Librazhd si dhe bllokohen rreth 300 kuintal miell. Policia e Elbasanit në bashkëpunim me zyrën e krimit ekonomik financiar  ndaluan F.A. 48 vjeç pasi ka tregtuar miell të papërdorshëm duke rrezikuar jetën e konsumatorëve.

Megjithëse F.A. ushtronte këtë profesion që në vitin 1991 banorë të fshatit Hotolisht vetëm tani e kanë kuptuar që mielli që blinin nuk ishte i standardeve normale për përdorim.

Hetimet e para kanë zbuluar se mielli që tregtonte F.A. është i kohës së krizës kosovare në vitin 1999.

Ndërsa hetuesit e zyrës së antikrimit ekonomike thonë e nuk përjashtohet mundësia e përzierjes së miellit të mirë me atë të skaduar.

Analizat e para në laboratorin e drejtorisë së bujqësisë dhe të ushqimit provuan se mielli është i papërdorshëm.

Tregtari F.A.aktualisht është i shtruar në spitalin e Librazhdit pasi prej 10 vjetësh vuan nga zemra. Ai thotë se gjithçka është për qëllime personale.

Tregtari: Unë nuk jam fajtor për këtë punë. Jam i ndërgjegjshëm që furnizimin e marr te firma, si me thasë si me kile dhe fitoj 10 lekë për kile për të mbajtur fëmijët me bukë  jemi 6 veta në shtëpi, jam pa rrogë./tvklan.al