Gazetari: “Përshëndetje miq të Televizionit Klan! Ashtu sikurse ju thamë dhe më parë në lidhjen tonë të drejtpërdrejt me lajme. Vijmë edhe sonte drejtpërdrejtë nga qyteti i Durrësit, ku sapo ka mbaruar festivali ndërkombëtarë veror i filmit këtu në qytetin e Durrësit. Ka qenë kjo mbrëmja gala, një mbrëmje krejt e veçantë e cila ka sjellë edhe ndarjen e çmimeve. Çmimi i madh “Gladiatori i Artë” ka shkuar për një emër të madh të kinematografisë çeke siç është regjisori Jiri Menzel, një regjisor i cili që në moshën 28-vjeçare është nderuar me një çmim oskar dhe ka qenë vërtetë kënaqësi që të jetë edhe prezent këtu në festivalin ndërkombëtarë verorë të filmit në qytetin e Durrësit. Ne kemi zhvilluar disa intervista jo vetëm me të por edhe me të tjerë personazhe mjaft interesant që kanë qenë pjesë e këtij festivali të cilët ne do dinim që t’ua propozonim në vijim. Mes tyre është dhe një intervistë e shkurtër me regjisorin Fatmir Koçi, i cili mori çmimin për filmin e tij “Koha e Kometës” si çmimin kombëtarë pra për prodhimin më të mirë kombëtar. Kemi intervistuar një pjesëtare të jurisë siç ishte zonja Burbuqe Berisha, por edhe një tjetër personazh i cili ka qenë gjithashtu pjesë e jurisë zotin Roland Sejko. Këto dhe të tjera materiale unë ju ftoj që t’i ndiqni menjëherë në vijim”.
Jiri Menzel: “Jam shumë i lumtur që e fitova këtë çmim në Durrës. Më ka emocionuar shumë kjo gjë”.
Gazetari: Po për filmat e tjerë? Cili është mendimi për filmat nëse i keni parë një nga filmat e tjerë pjesëmarrës?
Jiri Menzel: “Unë sot kam ardhur, sot kam ardhur nga Praga, kshuqë nuk kam parë asnjë film nga festivali”.
Gazetari: Do donim t’ju pyesnim nëse aktualisht jeni duke punuar me ndonjë projekt?
Jiri Menzel: “Po bëj teatër, jam duke bërë teatër”.
Gazetari: Do t’i riktheheni sërish kinematografisë?
Jiri Menzel: “Në qoftë se do gjejë temë të mirë dhe do ketë kushte të mira, sigurisht që po”.
Gazetari: Edhe një mesazh të fundit për të gjithë artistët dhe regjisorët të cilët aspirojnë të bëhen të famshëm.
Jiri Menzel: “Të përpiqen, të përpiqen që të bëjnë filma të mirë”.
Fatmir Koçi: “Është e rëndësishme që ky festival filloi dhe fillojë në një qytet që mund të jetë shumë interesant për të ardhmen meqë ka dhe Amfiteatrin. Puna e çmimeve është kshu. Unë edhe besoj edhe nuk besoj tek juritë, kshuqë ato e dinë vetë çfarë vlerësojnë. Po mua më vjen mirë edhe jam i gëzuar, edhe i kënaqur që kam punuar me njerëz të përkushtuar si grupi i realizimit, si aktorët e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë. Përshëndes këtu përkushtimin e aktorit të talentuar Blerim Destani, Larën dhe të gjithë aktorët të cilët vërtetë kanë punuar me një përkushtim të madh për të realizuar këtë projekt i cili nuk ishte i lehtë. Uroj që festivali të vazhdojë. Ky është urimi imi. Faleminderit juve!”
Gazetari: Tani që festivali ka mbërritur në fund edicioni i parë, urojmë që të ketë dhe edicione të tjera. Si ishte për ju kjo eksperiencë?
Burbuqe Berisha: “Shumë e mirë. Unë mas pari dua të falënderoj organizatorët për një festival shumë të mirë, shumë serioz mund me thonë, na ka dhonë një kënaqësi të veçantë që në trojet shqiptare andej dhe këtej kufinit Kosovë dhe Shqipëri është një festival i metrazhit të gjatë internacional dhe na ka dhonë një far fuqie të madhe krijuese që do të kem një vend që filmat tonë në të ardhmen, filmat në gjuhën shqipe nga Kosova dhe Shqipëria futen në garë të barabartë me filmat nga bota. Kjo shumë e vlefshme për filmin shqip që ka një konkurrencë dhe festivali zhvillohet në Shqipëri, e dyta është një eksperiencë shumë e mirë të jesh anëtare e jurisë me të gjithë ata miqtë që i kam bo gjatë këtyre 9 ditëve dhe të ndajmë eksperiencat shpesh herë dhe të mos pajtohem me mendimet e njëri-tjetrit se ishim 6 dhe gjithsesi kishim secili shijet e ndryshme, po në fund vendosëm për ata që menduam që janë më të mirë. Kërkoj falje të gjithë atyne që s’kanë marrë shpërblime, por këto ishin shpërblimet 5 jemi mundu të jem sa ma real dhe sa ma të mirë në përzgjedhjen e filmave fitues….”./tvklan.al
Gazetari: Drini Zeqo