Drejtimi i Tiranës nga Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliut duke shpërhapur pushtetin ka ngritur pyetje rreth raportit Rama-Veliaj.
Pyetjes “përse Tiranës iu desh kaq përforcim” të drejtuar nga Marsela Karapanço, iu përgjigj në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Blendi Klosi. Sekretari i Përgjitshëm i PS tha se në Tiranë duhet një fitore e fortë. Ai tha se këtë herë gara është më e përgatitur dhe partia ka treguar që problemin e ka te njerëzit dhe jo te kundërshtarët.
Blendi Klosi: Nuk duhet thjesht një fitore në Tiranë. Në Tiranë duhet një fitore me më shumë mandate. Është një garë e vështirë.
Blendi Fevziu: Edhe në mandate fitore të madhe keni ju, nëse shohim votat lokale kur përkthehen në mandate.
Blendi Klosi: Ajo që PS ka prej vitesh tashmë të deklaruar është që ne nuk kemi problem kundërshtarët përballë. Ne kemi problem me raportin me njerëzit, me qytetarët të cilët duhet t’u shërbehet, duhet të kontaktohen.Ne garën kësaj radhe e kemi shumë më të fortë dhe më të përgatitur sesa garat e tjera, jo se kemi dyshime që fitojmë, por se ne vazhdojmë të forcohemi duke punuar, të tjerët merren me llafe. Edhe politika është punë, ka nevojë për punë, është profesion. Kaq e madhe sa është Tirana, nuk mund ta menaxhojë vetëm me një drejtues. Kaq e thjeshtë është gjëja./tvklan.al