Rezultati 2-1 në ndeshjen me Italinë nuk ishte i kënaqshëm për ekipin kombëtar, por as për tifozët e dashamirësit e sportit. Vetëm pak orë më vonë, kuqezinjtë i pret raundi me Kroacinë dhe trajneri Mirel Josa shpreson mos të përsëriten gabimet që ndodhën të shtunën.

Ai shprehet për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se ajo ndeshje nuk ishte përgatitur nga ana psikologjike. Lojtarët nuk kishin përqendrimin maksimal dhe këtë e vuri re në minutat e shpenzuara për foto, të hutuar nga e kuqja që ‘veshi’ stadiumin.

Mirel Josa: Unë them që nuk u përgatit mirë ndeshja psikologjikisht. Vjen një Itali në stadium, sepse unë personalisht kështu e kap organizimin, përgatitjen e një ndeshjeje. Vjen Italia në stadium dhe vjen 2 orë para ndeshjes. Del në fushë, bëjnë ato ritet e veta, vjen skuadra shqiptare, vjen 1 orë e 40  minuta përpara se të fillojë ndeshja pavarësisht se rregullat e UEFA-s janë 1 orë  e gjysmë përpara. Vjen aty, del në stadium dhe skuadra jonë duke parë entuziazmin e madh dhe si do të mbushej stadiumi që u bë komplet i kuq, ngeli aty për rreth 20 minuta, ngeli duke i bërë fotografi stadiumit.  Unë mund të them që aty s’ka nevojë për shumë… sepse lojtarët duhet të jenë të koncentruar në ndeshje, aty mund të futet një 5-10  minutësh mund të dalin lojtarët aty, aty duket përqendrimi i skuadrës, as fotografi, të shkojnë, të kthehen brenda në dhomat e zhveshjes dhe të vazhdojnë punën e tyre për përgatitjen përpara ndeshjes./tvklan.al