Besa ka larguar trajnerin Mirel Josa. Klubi kavajas njoftoi këtë të Mërkurë shkarkimin e teknikut 61-vjeçar.

Vendi i tretë me 38 pikë në 17 javë në Kategorinë e Parë, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit, të cilët me investimet e bëra në verë, synojnë rikthimin në elitë.

Besa e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me disa fitore radhazi, por pësoi një rënie në javët e fundit.

Disfata e fundit ndaj Apolonisë, ka bërë që të shkarkohet Josa dhe te kavajasit kanë nisur nga puna për trajnerin e ri. /tvklan.al