Qytetarët dalin nga shtëpitë edhe për shëtitje
Rrugët dhe parqet në Lushnje janë plot me qytetarë, si të ishte një ditë e zakonshme.
Thonë se janë të detyruar të dalin për të bërë shpenzimet e përditshme.
“Dola vetëm për të marrë ilaçet te lagjia. Vajta dy minuta e po kthehem në shtëpi. Çuni dhe nusja janë në punë. O do dilja unë, o gruaja, u detyrova”.
“Vajta për të marrë ca ilaçe, nuk kisha njëri tjetër”.
“Unë dola të mbush telefonin e do shkoj në shtëpi”.
Edhe në Fier lëvizjet duken të shpeshta, ndonëse është një nga qytetet e prekura nga koronavirusi.
Në Elbasan të moshuarit vazhdojnë me rutinën, indiferentë ndaj këshillave të përsëritura për të qëndruar në shtëpi.
“Mosha bën të vetën, dalim, mërzitemi, frikë jo por kujdesi nga virusi duhet”.
“Virusi do të bëjë të vetën, ai që ka për të ik, ai që do rrijë do rrijë. Unë në shtepi nuk qëndroj dot se më merret fryma”.
Të pandërgjegjësuar duken të moshuarit në Korçë, të cilëtvazhdojnë me shëtitjet në lulishte, ndonëse me orar të kufizuar.
Njësoj indiferentë gjen edhe në Durrës. Madje humori nuk mungon.
“S’na gjen gjë neve, gjë e forte”.
Ndërsa disa kanë dalë për të siguruar të ardhura, duke mos marrë parasysh rrezikun.
Numri i të infektuarve në vendin tonë ka ardhur në rritje duke bërë që qeveria dita-ditës të ndërmarrë masa ekstreme për të bindur qytetarët të zbatojnë rregullat.
Tv Klan