Tre persona do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen për veprën penale “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”. Ata janë I.M., 46 vjeç, F.H., 52 vjeç dhe E.L.,42 vjeçe, të tre banues në Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se të tre këta persona kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”./tvklan.al