Katër drejtorët e rinj të policisë në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat u prezantuan sot nga ministri Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda.
Në Gjirokastër u prezantua Altin Merizaj, në Vlorë Elidon Çela, ndërsa Skënder Hita u përzgjodh në Fier dhe Luigj Vathi në Berat. Gjatë takimit në Gjirokastër, Ministri Hoxha kërkoi zbardhjen terësore të ngjarjes së Memaliajt ku në korrrik mbetën të vrarë tre persona.
Siguria publike në këto qytete të jugut të Shqipërisë ku ka edhe prani të shumtë të turistëve të huaj, si dhe lufta kundër krimit, në veçanti krimit ekonomik dhe informalitetit ishin disa nga kërkesat e Hoxhajt në këto takime.
Tv Klan