Ajo u bë e njohur si partnerja e DJ më të famshëm në botë Avicit i cili i dha fund jetës në vitin 2018 në moshën 28-vjeçare, një lajm në atë vit që tronditi jo pak botën e showbizz-it.
Emily Goldberg ka ndërruar jetë për shkak të embolia pulmonare e cila ka të bëjë me bllokimin e njërës prej arterieve në mushkëri. Për shkak të bllokimit të rrjedhës së gjakut në mushkëri të shkaktuar si rezultat i mpiksjes së gjakut, embolia pulmonare mund të rezultojë fatale.
34-vjeçarja kishte që nga viti 2022 që luftonte me sëmundjen e kancerit, por vitin e kaluar ajo bëri të ditur se e kishte fituar betejën me këtë sëmundje.
Emily Goldberg ishte partnerja e fundit e DJ-it të famshëm suedez, Avicii, i cili vendosi t’i jepte fund jetës në vitin 2018, pasi vuante nga depresioni dhe kishte probleme serioze me varësinë nga droga.
Çifti në atë kohë kishte dy vite që jetonin një romancë dhe kur ai ndërroi jetë, Goldberg emocionoi fansat me një postim prekës për të në rrjetet sociale.
Klan News