Lajme Arkiva 2003

Edhe ndërtimet me leje të miratuar nga komuna e Golemit dhe Këshilli i Rregullim Territorit të qarkut të Tiranës kanë nxjerrë jashtë funksionit zonën turistike të Golemit. Zona e Golemit të Kavajës me një studim urbanistik të vitit 1993 e cila është ripunuar dhe miratuar në qershor të vitit 2003, konsiderohet si një zonë turistike më një intensitet të ulët.

Në bazë të këtij kualifikimi të ligjit këtu mund të ndërtohen vetëm objekte hotelerie deri në 3 kate. 2 qendra hoteliere të zonës së ndërtuara nga miratimet përkatëse të ministrisë së rregullim territorit dhe turizmit dhe këshillit të rregullimit të republikës, janë “Grand Hotel Pameba” dhe “Mak Albania”, madje në krejt bregdetin e Adriatikut ato janë të vetmet Hotele të klasifikuara nga Komuniteti i Zhvillimeve të Politikave të Turizmit,  por përbri një hoteli të tillë dhe në kundërshtim të hapur me studimin urbanistik të zonës, janë duke u ndërtuar tre objekte 56 katëshe për më tepër ato janë godina banimi.

Objektet janë miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Qarkut të Tiranës, por meqë Golemi është zonë turistike ndërtimet duhen miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Republikës. Në korrik të këtij viti, pas një proteste të shoqatës së hotelierëve Ministria e Turizmit ndërhyri dhe bëri bllokimin e këtyre objekteve, ndërsa tani këtu ndërtimi vazhdim dhe këtyre pallateve po u vihet çatia. Përball këtyre pallateve hotelit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të largohet.

Pallatet e nxjerrin krejt jashtë loje intimitetin që kërkohet nga pushuesit në këtë zonë. Pas masakrës urbanistike që i është bërë plazhit të Durrësit i cili tashmë është kthyer në një zonë të vërtetë banimi, Golemi ishte pjesa e bregdetit që u duk se do të ruhej. Edhe aksioni i fundit i policisë së ndërtimit që shembi 23 objekte pa leje në këtë zonë.

Por ndërsa ndërtimorët shembnin disa mure rrethuese që kishin dalë jashtë projekteve të miratuara, pallatet vazhdonin të ngriheshin drejt qiellit. Këtë verë sipas vetë hotelierëve turizmi pati një rënie të ndjeshme dhe me këtë shkatërrim të bregdetit viti i ardhshëm mund të jetë viti i fundit i turizmit në Golem./tvklan.al