Parlamentarët shqiptarë në fushë me parlamentarët italianë. Pasditja e sotme ka mbledhur në fushën e blertë dy skuadrat përfaqësuese kombëtare të politikës. Në skuadrën shqiptare janë angazhuar Fino, Islami, Dajçi, Braçe, Meta ndërsa në atë italiane Peretti, Capela, e të tjerë.

Minutat e lojës kanë kaluar miqësisht megjithë ndonjë përpjekje për të shënuar. Pjesa e parë ka qënë kryesisht e qetë me aksione të vogla nga të dyja palët. Por ka ndryshuar disi loja në pjesën e dytë me angazhimin e Kryeministrit Meta. Ndërsa të vetmin gol që shënoi skuadra shqiptare u anulua pasi ishte pozicion jashtë loje.

Ilir Meta: Parlamentarët italianë nuk janë më të mirë se parlamentarët shqiptarë.

Gazetarja: Kështu mendoni dhe për senatin?

Ilir Meta: Ne nuk kemi senat por Parlamenti si dhoma kryesore nuk është keq.

Ndre Legisi: Nuk është puna se ne jemi profesionistë ne jemi dhe mosha tashmë të rritura dhe mundohemi të justifikojmë veten.

Ndeshja e sotme ka përfundur me rezultatin 0-0 duke lënë të barabartë parlamentarët e dy vendeve./tvklan.al