Lajme Arkiva 2003

Një ditë para ndeshjes së Kombëtares Shqiptare me atë të Irlandës, bileta thuajse nuk gjen në sportelin e stadiumit, me tu hapur sportelet biletat janë blerë pak nga sportdashësit e pjesa më e madhe është në duart e abuzuesve. Përpara stadiumit matrapazët shesin me çmim të dyfishuar biletat për ndeshjen e madhe. Çmimi real i biletës në tribunë është 200 Lekë dhe shitet 7 ose edhe më shumë. Bileta përball tribunës kushton 1000 Lekë dhe shitet 250. Dy anësoret nga 300 lekë jashtë shiten 500.

Qytetari: Ne kemi blerë dy bileta dhe i kemi marrë me 2000 Lekë, nga 1000 Lekë që është bileta.

Gazetarja: Po te biletaria a ka bileta?

Qytetari: Jo, nuk ka bileta. Biletat shiten vetëm në tregun e zi.

Gazetarja: Ja vlen ta blesh kaq shtrenjtë biletën?

Qytetari: Edhe 5000 do e ble, ia vlen.

Qytetari: Ja vlen, s’ja vlen do e blejmë ne se s’bën.

Duhet patur frikë nga falsifikimi i tyre, pasi numri i vendeve që disponon stadium “Qemal Stafa” është 16720. Të drejtën ekskluzive të kësaj ndeshje të madhe ka Tv Klan. Sipas burimeve nga drejtoria e stadiumit 650 bileta në tribunë janë blerë nga federata, pjesa tjetër rreth 500 janë marrë për vipat, nga parlamentarë kryeministri dhe ambasada.

Mendohet se do të jenë spektatorë rreth 300 spektatorë irlandezë dhe 70 gazetarë e kameraman nga ky vend. Gjithçka është bërë gati. Tapeti i ri ardhur nga Roma, i cili ka kushtuar 100.000 Dollarë, i janë ndryshuar rrjetat përmirësuar dekori dhe ndriçimi. Njëkohësisht është menduar për mirëmbajtjen e asaj që është bërë deri më tani.

Emocione nuk kanë vetëm ata që do të luajnë por dhe personat që po merren me organizimin e kësaj ndeshje të madhe përfshi këtu edhe Tv Klan, i cili do të transmetojë direkt këtë ndeshje nga stadiumi “Qemal Stafa”./tvklan.al