Veliaj: Festimet do të shtrihen edhe në periferitë e Tiranës
E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri te Pazari i Ri.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ndezja e dritave është bërë disa ditë më herët. Kryebashkiaku Veliaj ka shpjeguar arsyen.
“Këtë vit patëm një kërkesë dhe peticion nga të gjithë fëmijët e Pazarit të Ri që kemi qejf një çik më shpejt dhe ca njerëz thonin “po nuk ka lezet se akoma nuk është ftohur, nuk ka ardhur Dhjetori” dhe pastaj ca të tjera dhe stafi po thonim “po mirë ne të gjithë këto gjërat e bukura i bëjmë për kalamajtë” meqë kanë qejf t’i ndezin më herët le t’i ndezim më herët”.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se sheshi i Pazarit të Ri nuk do të jetë e vetmja qendër festive në Tiranë. Një vëmendje e rëndësishme do i kushtohet edhe periferisë.
Veliaj u kërkoi fëmijëve të mbledhin para për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në familjet e prekura nga tërmeti i 21 Shtatorit.
Tv Klan