Durrësi, qyteti bregdetar i cili çdo vit shndërrohet në një qendër të ngrohtë festive, ka ndezur dritat e festave mbrëmjen e së premtes.
Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në sheshin kryesor për të marrë pjesë në këtë mbrëmje festive. Dekori shumëngjyrësh dhe muzika krijuan një atmosferë të veçantë, duke shënuar fillimin e periudhës më të dashur të vitit.
Pak kilometra larg, edhe Shijaku iu bashkua frymës festive me ndezjen e dritave në qendër të qytetit. Banorët shijuan një mbrëmje plot ngrohtësi, ndërsa ndriçimi festiv zbukuroi sheshin dhe rrugët përreth.
Nën tingujt e muzikës numërimi mbrapsht njoftoi mbërritjen e festave të fundvitit edhe në Gjirokastër. Dritat shumëngjyrëshe, dekori fantastik i ka veshur një petk të mrekullueshëm pazarit karakteristik.
Më të lumtur dukeshin fëmijët të cilët mezi e presin këtë atmosferë. Pema e vendosur në sheshin e “Çerçiz Topoullit” si dhe ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë, por edhe turistët.
Klan News