Tirana ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Qytetarëve të shumtë që ishin në sheshin “Skënderbej” iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili uroi të gjithë shqiptarët që në këto festa të ndezin edhe dritën e zemrës dhe mendjes”.

Veliaj tha se Tirana po lë pas një vit të mbushur me shumë aktivitete, por i tillë do të jetë edhe 2025 pasi do të mbajë titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut.

Festa vijoi në qendër të kryeqytetit me aktivitetet e Natës së Bardhë, të cilat u shtynë për shkak të kushteve atmosferike jo të përshtatshme më 29 Nëntor.

Klan News