Mbi 100 të vrarë gjatë përleshjeve të natës
Pas një periudhe qetësie, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është rindezur sërish. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve të përgjakshme.
Gjatë luftimeve natën e shkuar mësohet se mbi 100 ushtaret nga të dyja palët kanë humbur jetën.
Luftimet e dhunshme nisën që të martën por u duk se ato do të ndalnin pasi Rusia bëri me dije se ndërmjetësoi një armëpushim për përleshjet e fundit.
Armenia pretendon se disa qytete përgjatë kufirit ishin bombarduar nga fqinji i saj dhe se ajo i ishte përgjigjur provokimit. Azerbajxhani tha se infrastruktura e tij u sulmua së pari.
Në zemër të mosmarrëveshjes është rajoni i Nagorno-Karabakut. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, ky rajon është pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar nga armenë etnikë. Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtëjavore në 2020 dhe përleshje të vazhdueshme për dekada.
Klan News